Dalin pamjet e fundit nga Kalimashi, Peleshi: Zjarri nën kontroll, faleminderit Kosovë! (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm situata në Kalimash duket më e qetë. Pas një beteje të gjatë me flakët e zjarrit, në Kalimash, nga ana e Kukësit, zjarri është vënë nën kontroll ndërkohë puna vazhdon që të mos përhapen flakët në zonën e banuar.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka shpërndarë një video nga helikopteri ku duket qartë situata në Kalimash.

Ndër të tjera, Peleshi nuk harroi të falenderoi trupat nga Kosova, ushtarë e zjarrëfikës të cilët ishin në vijë të parë të “luftës” me flakët.

POSTIMI I PLOTË I PELESHIT:

Mbi tunelit e Kalimasht – tani larg flakeve dhe tymit.

Pune heroike e zjarrfikesve, Forcave të Armatosura dhe pushtetit vendor.

Mirënjohje

Falemderim edhe për mbështetjen e trupave nga Kosova që kane filluar angzhimin sot tek Laku i Thive, Njesia Administrative Malzi

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj një shqiptar me vepra

Vazhdojmë punë për eliminimin e vatrave.

Situata nga zjarret në faqen e malit mbi tunelin e Kalimashit duket e qetë këtë mëngjes. /albeu.com/

 


Shtuar 10.08.2021 10:49