Mundësitë që Kendall – e cila rrethohet nga asistentë – të jetë asistentja e Beyoncé-s janë 0, por kjo gjë nuk e pengon Kendall-in, si shumë të tjerë, ta mendojë veten si asistentja e dikujt.
“Nëse do të duhej të isha asistentja e dikujt, do të zgjidhja Beyoncé-n, vetëm sepse dua të di çfarë ha ajo në mëngjes,” tha Kendall në prapaskenat e xhirimit të videos së Calvin Klein për fushatën Pranverë 2020.
Sipas Elle, Kendall shtoi se përpos mëngjesit, do të dijë edhe çfarë shfaqjesh televizive sheh Beyoncé.