Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar kundër kandidaturës së propozuar nga Lista Serbe për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si “skandaloze dhe të papranueshme”.
Sipas Gërvallës, në Kosovë jeton komuniteti serb dhe jo “populli serb”. Ajo ka deklaruar gjithashtu se zgjedhjet e “popullit serb” mbahen në Serbi, duke iu referuar procesit zgjedhor të 25 tetorit, përcjell “Bota sot”.
Të lidhura
None found
“Propozimi i Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit është skandaloz dhe i papranueshëm”, ka shkruar Gërvalla.
Ajo ka shtuar: “Në Kosovë nuk ka popull serb, por vetëm komunitet serb. Populli serb zgjedhjet i ka në Serbi, më 25 tetor.”
