Trajneri i Interit, Cristian Chivu, deklaroi se mbetet “i lumtur dhe optimist për të ardhmen” e skuadrës, pavarësisht disfatës 2-1 ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Të lidhura
None found
Skuadra zikaltër pati kontrollin e takimit për pjesën më të madhe të ndeshjes në Bernabeu, por gabimet e saj u shfrytëzuan nga madrilenët, të cilët shënuan dy gola të hershëm.
Goli i parë erdhi pas një pasimi të pasaktë të Curtis Jones, ndërsa më pas Josep Martinez u kap jashtë pozicionit teksa tentonte të driblonte Federico Valverden brenda zonës.
Interi arriti të reagojë përmes Carlos Augustos, i cili realizoi pas asistimit të Lautaro Martinez. Në vazhdim, si Thibaut Courtois, ashtu edhe Josep Martinez, bënë pritje të rëndësishme, duke ndikuar në fiksimin e rezultatit 2-1.
“Nuk jam aspak i zemëruar. Përkundrazi, jam i lumtur me guximin dhe karakterin që tregoi skuadra ime”, u shpreh fillimisht Chivu për Sky Sport Italia.
“Gabimet janë pjesë e sportit, por e rëndësishme është mënyra se si reagon pas tyre dhe si vazhdon përpara, përmes gjuhës së trupit dhe qëndrimit deri në fund. Mendoj se zhvilluam një paraqitje të mirë, duke synuar të dominonim dhe ta mbanim iniciativën gjatë gjithë ndeshjes”.
“Kjo më bën të ndihem i lumtur dhe optimist për të ardhmen e këtij ekipi. E dinim se do t’u krijonim disa mundësi në tranzicion dhe se ata kanë shumë cilësi në sulm, por ne qëndruam në lojë deri në fund, treguam karakter dhe realizuam një paraqitje të mirë”.
“Jam krenar që luajtëm me guxim. Nuk erdhëm këtu për të kërkuar vetëm një pikë, por për ta kontrolluar ndeshjen ndaj një kundërshtari si Real Madridi”, përfundoi trajneri i Interit.
