Kelmendi kërkon distancim publik të Muhaxherit nga Porfirije: “Pse duhet të ekzistojë kjo afërsi?

Deputeti i VV-së, Taulant Kelmendi, ka reaguar pas deklaratave të Patriarkut Porfirije gjatë varrimit të Ratko Mladiqit, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe të turpshme.

Të lidhura

None found

Ai ka shprehur kritika edhe ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit, për takimet dhe raportet e tij të afërta me Porfirijen. Kelmendi i ka bërë thirrje Muhaxherit që të deklarohet publikisht dhe të distancohet, ndërsa ka vënë në pikëpyetje arsyet e kësaj afërsie.

“Deklaratat e Patriarkut Porfirije në varrimin e Ratko Mladiqit janë të turpshme dhe të papranueshme. Një kriminel lufte i dënuar për gjenocid nuk mund të glorifikohet si hero i popullit serb”, ka shkruar Kelmendi.

Sipas tij, Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës, vazhdon të takohet me Porfirijen. Kelmendi ka theksuar se fotografia e publikuar është realizuar para dy muajsh.

Deputeti i VV-së ka kujtuar se kjo nuk është hera e parë që Muhaxheri shfaqet pranë Porfirijes. Ai ka përmendur edhe vitin 2022, kur kryetari i Pejës e mbronte publikisht Patriarkun, duke deklaruar se Porfirije nuk bën deklarata nacionaliste dhe se e respekton Kosovën.

“Pse kryetari i Pejës, një prej qyteteve më të goditura nga lufta, duhet të ketë kaq shumë afërsi me këtë njeri që sot, në mënyrë publike, nderon dhe glorifikon kriminelët e luftës?”, ka pyetur Kelmendi.

Ai ka ngritur gjithashtu pyetjen se përse duhet të vazhdojë kjo afërsi, duke e sfiduar Muhaxherin të distancohet publikisht.


Shtuar 9.09.2026 08:46

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiskavbetjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabetcasibomcasibom giriş