Java e pestë e Albi Mall Superligës së Kosovës do të vijojë sot, e mërkurë, me dy ndeshje që pritet të prodhojnë rivalitet dhe pikë të rëndësishme për skuadrat pjesëmarrëse.
Të lidhura
None found
Vëmendja kryesore do të jetë në Gjilan, ku Gjilani do të përballet me Ballkanin në një derbi të shumëpritur. Takimi do të zhvillohet nën ndriçimin e reflektorëve dhe do të nisë në orën 19:00.
Gjilanasit vijnë në këtë përballje me një bilanc prej dy fitoreve, një barazimi dhe një humbjeje në katër javët e para të kampionatit.
Ballkani, ndërkohë, e humbi ndeshjen hapëse ndaj Prishtinës, por më pas u rikthye fuqishëm, duke marrë tri fitore radhazi. Therandasit synojnë ta zgjasin këtë seri edhe në Gjilan dhe të sigurojnë një tjetër rezultat të vlefshëm në garën për kreun e tabelës.
Përballja tjetër do të luhet në Drenas, ku Feronikeli do të ketë përballë Dritën. Ekipi vendas ende nuk ka arritur të marrë pikë këtë sezon, pasi në katër ndeshjet e zhvilluara ka pësuar po aq humbje.
Drita, në anën tjetër, shkon në Drenas me dy fitore dhe një barazim. Skuadra nga Gjilani ka luajtur vetëm tri takime deri tani, pasi sfida kundër Prishtinës është shtyrë.
Gjilanasit do të synojnë të mbajnë ritmin pozitiv dhe të dalin me pikë të plota, ndërsa Feronikeli kërkon të reagojë para tifozëve të vet dhe ta ndërpresë serinë e rezultateve negative.
Ndeshja në Drenas do të fillojë në orën 16:00.
