Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit, rënia shumë më e fortë se në BE

Numri i fëmijëve të regjistruar në arsimin fillor në Shqipëri, ka vijuar të ulet edhe gjatë vitit 2024. Regjistrimet ranë nga 146 962 nxënës në vitin 2023 në 141 089 një vit më pas, duke sjellë një pakësim prej 5 873 nxënësish ose rreth 4%.

Kjo rënie është dukshëm më e lartë se ajo e Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2024 në vendet e BE-së ndiqnin arsimin fillor 23.2 milionë nxënës, 35 153 më pak se një vit më parë, ose vetëm 0.2% më pak.

Të lidhura

None found

Kontraktimi në Shqipëri është përqendruar veçanërisht në sektorin publik. Numri i nxënësve në shkollat publike u reduktua nga 130 067 në vitin 2023 në 123 491 në vitin 2024. Në terma absolutë, bëhet fjalë për 6 576 nxënës më pak, ndërsa rënia ishte rreth 5.1%.

Ndryshe paraqitet situata në arsimin privat, ku numri i nxënësve u rrit nga 16 895 në 17 598. Kjo do të thotë 703 nxënës më shumë dhe një zgjerim prej rreth 4.2%.

Mësimdhënia në arsimin fillor mbetet një profesion, ku gratë përbëjnë shumicën dërrmuese. Në Shqipëri, ato zënë 87.6% të totalit të mësuesve, ndërsa burrat përfaqësojnë 12.4%.

Në një periudhë më të gjatë, të dhënat për Bashkimin Europian tregojnë një zhvillim të ndryshëm nga ai i Shqipërisë. Në krahasim me vitin 2014, numri i nxënësve të arsimit fillor në BE është rritur me 2.9%, që përkon me 659 086 nxënës më shumë.

Franca kryesonte listën për numrin e nxënësve të arsimit fillor në vitin 2024, me 4.1 milionë. Pas saj renditeshin Gjermania me 3.3 milionë, Spanja me 2.8 milionë dhe Italia me 2.6 milionë nxënës.

Numrat më të vegjël u evidentuan në Maltë, me 27 537 nxënës, në Luksemburg, me 43 020, dhe në Qipro, me 60 596.

Diferencat mes vendeve në numrin e nxënësve ndikohen nga madhësia e popullsisë dhe struktura demografike. Po ashtu, rol luajnë edhe mosha tipike e nisjes së arsimit fillor dhe mosha kur fëmijët janë të detyruar të fillojnë arsimin formal.

Gjatë periudhës 2014–2024, numri i nxënësve të arsimit fillor u rrit në 15 vende të BE-së, ndërsa në 11 të tjera ra, bazuar në vendet për të cilat kishte të dhëna të disponueshme.

Luksemburgu shënoi rritjen më të madhe relative, me +21.4%, i ndjekur nga Sllovenia me +18.2%. Në anën tjetër, rëniet më të forta u regjistruan në Poloni, me -25.7%, Kroaci, me -10.3%, dhe Portugali, me -10.0%.

Raporti nxënës-mësues është ulur që prej vitit 2014

Në vitin 2024, mesatarja e Bashkimit Europian ishte 13.3 nxënës të arsimit fillor për një mësues. Ky raport shërben si tregues për burimet njerëzore të sistemit arsimor dhe mund të japë një ide të tërthortë mbi kushtet ku zhvillohet mësimdhënia.

Raportet më të ulëta në vitin 2024 u gjetën në Greqi dhe Luksemburg, përkatësisht me 7.4 dhe 8.2 nxënës për mësues. Këto ishin dy vendet e vetme të BE-së ku treguesi ishte nën 10 nxënës për mësues.

Rumania kishte raportin më të lartë, me 18.2 nxënës për mësues. Më pas vinin Çekia dhe Franca, me nga 17.9, Holanda me 16.3 dhe Gjermania me 15.2 nxënës për mësues.

Në nivelin e BE-së, raporti zbriti nga 14.2 nxënës për mësues në vitin 2014 në 13.3 në vitin 2024. E njëjta tendencë u vu re në 23 vende anëtare.

Ulja më e ndjeshme u regjistrua në Bullgari, ku raporti kaloi nga 17.8 në 10.4 nxënës për mësues. Në Slloveni, ai ra nga 15.9 në 10.8.

Në Austri, gjatë viteve 2014–2024, treguesi nuk ndryshoi dhe mbeti në nivelin 12.0 nxënës për mësues. Në disa vende të tjera, megjithatë, raporti u rrit; ndryshimi më i madh u shënua në Lituani, ku ai shkoi nga 10.2 në 13.7 nxënës për mësues.


sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiskavbetjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabetcasibomcasibom giriş