Nga thurjet me grep te shkëlqimi metalik, trendet e vitit 2020 (FOTO LAJM)

Me shumë mundësi edhe ju ia keni përsëritur vetes mbi 10 here shprehjen e famshme amerikane “New year, new me”. Por e sigurt që pas këtij artikulli, do fillonin ta vini në zbatim.

Dihet që sezoni i pranverës është koha kur investohet shumë në pamje, dhe me kombinimet e tendencat e vitit 2020, paraqitja e jashtme nuk është dukur kurrë më bukur.

Ngjyrat neon dhe thurjet me grep janë kthyer sërish në mode, ndërsa për ata që dashurojnë shkëlqimin, jeni të lirë të vishni çdo gjë që ndriçon, që nga këpucët kristal deri tek gjerdanët. Dhe pastaj të gjitha këto paketojeni në një mega çantë.

Më lart, gjeni trendet e vitit 2020 në një set të mrekullueshëm fotografik realizuar me modelen Sharon Alexie. Mbani shënime, goca!


Shtuar 29.02.2020 13:40