Lidhja Shqiptare ka kritikuar mënyrën se si Tetova është zbukuruar për festën shtetërore, duke pretenduar se Komuna ka lënë mënjanë flamurin kombëtar shqiptar dhe ka vendosur në hapësirat publike simbolin e Diellit të Verginës.
Të lidhura
None found
Sipas kësaj partie, përdorimi i këtij simboli është në kundërshtim me detyrimet që burojnë nga Marrëveshja e Prespës. Në reagim thuhet gjithashtu se ligji parashikon vendosjen e flamurit shqiptar në komunat ku shqiptarët përbëjnë shumicën.
Partia i është drejtuar kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, si dhe VLEN-it, duke kërkuar të sqarohet se kush e ka miratuar vendosjen e Diellit të Verginës dhe cila ka qenë baza ligjore për këtë vendim.
“Pse u anashkalua flamuri shqiptar?” dhe “Mbi çfarë baze ligjore u bë kjo zgjedhje?” janë ndër pyetjet e parashtruara nga Lidhja Shqiptare.
Komuna e Tetovës nuk ka reaguar ndaj akuzave të kësaj partie deri në publikimin e lajmit.
