Nikolloski: Autostrada Ohër-Kërçovë pritet të hapet në gjysmën e parë të vitit 2027

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, deklaroi sot se autostrada Ohër-Kërçovë, e cila po ndërtohet prej një dekade, do të përfundojë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2027.

Të lidhura

None found

Sipas tij, segmenti më kompleks i rrugës, nga Preseka drejt Kërçovës, konkretisht pjesa Izvor-Vërbjan me gjatësi rreth 10 kilometra, pritet të vihet në përdorim gjatë muajve të ardhshëm. Ky seksion përfshin tunelin e Presekës, disa galeri, ura dhe viadukte.

Ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër ka nisur në vitin 2014. Projekti, i cili fillimisht ishte vlerësuar në 374 milionë euro, mund të arrijë një kosto prej 760-770 milionë eurosh.

“Punimet në autostradën Ohër-Kërçovë po zhvillohen me intensitet. Pjesa deri te aeroporti tashmë është përfunduar dhe aeroporti mund të arrihet përmes autostradës, deri te një kryqëzim i ri i rregulluar në mënyrë të përshtatshme. Aktualisht po punojmë fuqishëm për përmbylljen e të gjithë autostradës.

Seksioni më i vështirë do të hapet në muajt e ardhshëm. Pres që e gjithë autostrada të vihet në funksion gjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm. Ndërkohë, puna vazhdon edhe në segmentet e tjera, të cilat do të lidhen me Shkupin dhe aeroportin e Shkupit”, tha Aleksandar Nikolloski.


Shtuar 8.09.2026 19:32

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiszirvebetjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabet