Integrimi evropian/ Presidenti Begaj mesazh mazhorancës dhe opozitës: Përmbushni përgjegjësitë

Ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i përcolli një mesazh të posaçëm Kuvendit të Shqipërisë në hapjen e sesionit të ri parlamentar.

Në këtë mesazh, Kreu i Shtetit, bëri thirrje për unitet politik me interes kombëtar, përmbushje të përgjegjësive ndaj qytetarëve, si dhe bashkëpunim për reformimin evropian të vendit.

Të lidhura

None found

“Uroj që ky sesion parlamentar të jetë një periudhë bashkëpunimi në shërbim të Shqipërisë dhe të gjithë qytetarëve të saj: një sesion që afron Shqipërinë me Bashkimin Evropian, që forcon institucionet, që forcon besimin e qytetarëve te politika dhe shteti!”, u shpreh Presidenti Begaj.

Duke iu referuar protestave që shoqërojnë dhe hapjen e këtij sesioni të ri parlamentar, Presidenti i Republikës, theksoi se protesta paqësore është pjesë e zhvillimit të demokracisë:

“Është inkurajuese kur zëri i qytetarëve gjen hapësirë në debatin publik dhe merr vëmendjen e institucioneve. Sfida jonë e përbashkët është që kjo energji qytetare dhe ky angazhim institucional të ushqejnë një dialog që forcon besimin dhe ndihmon në gjetjen e zgjidhjeve më të mira”, – vlerësoi Presidenti i Republikës.

Ndërsa nënvizoi rolin e Kuvendit si institucion përfaqësues, funksional dhe llogaridhënës, Presidenti Begaj, solli në vëmendjen e deputetëve detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre:

“Qytetarët kanë pritshmëri të larta ndaj Kuvendit për cilësinë e debatit, gjuhën politike, ligjbërjen dhe nivelin e përfaqësimit. Kuvendi duhet të jetë institucioni ku qytetarët shohin se vendimmarrja parlamentare sjell zgjidhje konkrete: një Kuvend përfaqësues, funksional dhe llogaridhënës”.

Për sa i përket interesave afatgjata të Shqipërisë  dhe partneriteteve strategjike, Presidenti i Republikës theksoi se ato kërkojnë ide vizionare përtej ndasive për çështjet e ditës: “Siguria kombëtare, shteti i së drejtës, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve, partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zgjedhjet dhe reforma territoriale, si dhe e ardhmja evropiane e vendit kërkojnë vazhdimësi dhe një ndjenjë përgjegjësie që i bashkon të gjitha forcat politike”. 

Duke iu referuar rrugës Euroatlantike dhe integrimit evropian, Presidenti Begaj, e cilësoi këtë strategji si projekt kombëtar që kërkon bashkëpunimin e të gjitha forcave politike dhe aktorëve shoqërorë.

“Në këtë projekt, secili mund të japë kontributin që i takon. Kuvendi, duke ushtruar plotësisht funksionin ligjvënës dhe mbikëqyrës; mazhoranca, duke i shndërruar angazhimet në rezultate; opozita, duke ofruar kontroll dhe alternativë; institucionet e pavarura, duke vepruar me profesionalizëm, transparencë, llogaridhënie dhe integritet; shoqëria civile, universitetet, media, sipërmarrja, rinia dhe Diaspora janë aktorë të domosdoshëm në këtë projekt”.

Gjithashtu në mesazhin e tij, Presidenti Begaj, veçoi reformat si kusht për hyrjen në Bashkimin Evropian, duke theksuar se ato e bëjnë Shqipërinë më demokratike, më të drejtë dhe më funksionale.

“Në këtë rrugëtim, konsolidimi i reformës në drejtësi mbetet një nga përgjegjësitë më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Rezultatet e SPAK-ut janë një nga arritjet e saj më të rëndësishme. Reforma duhet të arrijë një drejtësi eficiente, me standarde evropiane dhe që ndihet në jetën e qytetarit. Një drejtësi e pavarur, e paanshme dhe me integritet është, para së gjithash, një garanci për qytetarin”, – theksoi Presidenti i Republikës.

Në fund të mesazhit, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit, pasi u shpreh se përgjegjësia ndaj Shqipërisë është e përbashkët pavarësisht dallimeve politike.

Ai uroi që ky sesion parlamentar të afrojë vendin me Bashkimin Evropian, të forcojë institucionet dhe të rrisë besimin e qytetarëve te politika dhe shteti.


sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiszirvebetjojobetjojobetsekabetjojobetBahsegelJojobet Giriş