Abdixhiku takohet me ambasadorin e ri të BE-së, në fokus seanca e 9 shtatorit

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilloi një takim me ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schubel, ku biseduan për situatën e fundit politike në vend.

Të lidhura

None found

Njoftimi i LDK-së, i publikuar në Facebook, bën të ditur se pjesë e diskutimeve ishte edhe seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e planifikuar për të mërkurën. Gjatë takimit u trajtuan gjithashtu qëndrimet e kësaj partie për procesin e konstituimit të institucioneve.

Abdixhiku vlerësoi se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të krijohen sa më shpejt, në mënyrë që vendi të ketë funksionim institucional dhe të përqendrohet në objektivat e tij demokratike, ekonomike dhe evropiane.

Takimi përfshiu edhe çështjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe nevojën për vijimin e reformave dhe përparimin e agjendës evropiane të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e LDK-së.


Shtuar 7.09.2026 18:18

sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahispusulabetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet