Antoine Griezmann është bërë subjekt i vëmendjes në mediat amerikane për shkak të pamjeve të regjistruara gjatë përballjes mes Orlando City dhe San Diego.
Francezi vendosi ndeshjen me golin e realizuar në minutën e 28-të, që i dha Orlando Cityt triumfin 1-0 dhe tri pikët.
Të lidhura
None found
Megjithatë, vetëm pak minuta pas këtij momenti, sulmuesi 35-vjeçar u shfaq dukshëm i lodhur gjatë një ndalese për freskim.
Rreth minutës së 34-t, kamerat televizive e kapën Griezmannin teksa mundohej të rimerrte veten nga lodhja.
Ai kishte vendosur një peshqir të lagur në kokë dhe një tjetër rreth qafës, ndërsa dukej se po merrte frymë me vështirësi.
Kushtet e motit në Florida duket se e kanë rënduar ndjeshëm situatën për francezin. Në kohën kur zhvillohej ndeshja, temperatura ishte mbi 30°C, ndërsa lagështia e ajrit i afrohej 80 për qind.
Pavarësisht vështirësive fizike, Griezmann rezultoi vendimtar për Orlando Cityn me golin që siguroi fitoren e skuadrës së tij.
Sidoqoftë, pamjet e tij gjatë pushimit për freskim kanë nxitur reagime të shumta në SHBA.
