Tiranë, mbi 13 mijë masa administrative në një javë, arrestohen 32 drejtues dhe bllokohen 75 automjete

Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur më shumë se 13 mijë gjoba gjatë javës së fundit, në kuadër të kontrolleve të zhvilluara për forcimin e sigurisë në qarkullim.

Gjatë operacioneve, 32 persona janë arrestuar për vepra penale që lidhen me shkeljen e rregullave të qarkullimit, ndërsa 75 automjete janë bllokuar për kundërvajtje të ndryshme.

Të lidhura

None found

Vëmendje e veçantë u është kushtuar mjeteve që shkaktojnë zhurma, rasteve të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar, si edhe drejtimit të automjeteve pas konsumimit të alkoolit ose në gjendje të dehur.

Në mesin e rasteve të konstatuara janë edhe dy drejtues që, pasi u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë.

Ndërkohë, 19 drejtues janë ndëshkuar për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit.

Për shkelje që cenojnë sigurinë rrugore janë vendosur 4,998 masa administrative. Një tjetër grup prej 7,868 masash lidhet me ndalimin, qëndrimin ose parkimin e parregullt, që pengon lëvizjen. Kontrollet kanë përfshirë edhe drejtuesit e motomjeteve, ndaj të cilëve janë marrë 1,093 masa për mosmbajtjen e kaskës.

Kontrollet e Policisë Rrugore do të vijojnë në akset kryesore të kryeqytetit. Autoritetet u kërkojnë drejtuesve të zbatojnë rregullat e qarkullimit, të mos ngasin automjetin pasi kanë konsumuar alkool dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes në rrugë.


Shtuar 7.09.2026 16:45

sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahispusulabetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet