Ulrich Siegmund, fytyra e re e AfD-së radikale/ Programi që ka alarmuar Gjermaninë

AfD-ja ka regjistruar një rezultat historik në landin e Saksoni-Anhaltit, ku mori 44,5 për qind të votave.

Të lidhura

None found

Pas kësaj fitoreje që ka tronditur politikën gjermane qëndron Ulrich Siegmund, 35 vjeç, i cili ka arritur të paraqesë një imazh më të moderuar të një prej strukturave më radikale të partisë. Ai shfaqet si një politikan optimist, i afërt me qytetarët dhe shumë aktiv në platformat sociale, ndryshe nga retorika e ashpër që shpesh lidhet me AfD-në.

Popullariteti i tij në internet është i jashtëzakonshëm: Siegmund ndiqet nga 680 mijë persona në Instagram dhe 800 mijë në TikTok. Tubimet e tij mbledhin turma të mëdha, ndërsa mbështetësit presin për orë të tëra për të bërë një fotografi me të. Pavarësisht kësaj paraqitjeje të moderuar, analistët vlerësojnë se programi që ai përfaqëson është tejet radikal.

Shërbimet gjermane të inteligjencës e kanë klasifikuar si ekstremiste degën e AfD-së që Siegmund drejton në Saksoni-Anhalt. Manifesti i saj përfshin një politikë të gjerë “riemigrimi”, që nënkupton largimin e emigrantëve, dhe konsiderohet programi më radikal i hartuar ndonjëherë në vend.

Dokumenti propozon, mes të tjerash, krijimin e “klasave të veçanta” për fëmijët e azilkërkuesve, me argumentin se ata qëndrojnë në Gjermani vetëm përkohësisht. Sipas kësaj ideje, fëmijët gjermanë do të “kurseheshin” nga qëndrimi “me kultura krejtësisht të huaja”. Manifesti parashikon gjithashtu ndarjen e personave me aftësi të kufizuara, pasi pretendohet se ata “pengojnë përparimin e arsimit”.

Siegmund i shpjegon këto qëndrime me një gjuhë të qetë dhe pozitive, ndërsa termin “riemigrim” e paraqet si një shprehje krejt normale. Ai ka dëshmuar gjithashtu se di t’i kthejë kritikat në përfitim politik. Pasi Der Spiegel e quajti “njeriun më të rrezikshëm të Gjermanisë”, ai nisi të firmoste kopertinën e revistës dhe t’ua shpërndante vetë mbështetësve, duke e shndërruar sulmin në një simbol të fushatës.

Rezultati prej 44,5 për qind i hap AfD-së mundësinë teorike për të marrë drejtimin e Saksoni-Anhaltit. Nëse kjo do të realizohej, do të ishte një precedent historik për të djathtën ekstreme në Gjermaninë e pasluftës.


Shtuar 7.09.2026 13:20

sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjojobetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet