Mate XT2 është modeli më i ri tri-palësh i palosshëm i prezantuar nga Huawei. Kur hapet, pajisja ofron një sipërfaqe ekrani të krahasueshme me atë të një tableti dhe funksionon me çipin e ri Kirin 9050 Pro.
Të lidhura
None found
Versioni bazë i telefonit kushton rreth 19,999 juanë, ndërsa çmimi i variantit më të shtrenjtë arrin në 24,999 juanë. Huawei deklaron se ka sjellë përmirësime në performancë, sistemin e kamerës, mbrojtjen ndaj ujit dhe privatësinë e ekranit.
Lansimi i Mate XT2 vjen në një periudhë kur Apple dhe Xiaomi pritet të prezantojnë gjithashtu produktet e tyre të reja, duke e intensifikuar konkurrencën në tregun e telefonave të palosshëm.
