Katie Holmes shijon pushime romantike me Jason Bard Yarmoski në liqenin e Komos

Katie Holmes ka kaluar disa ditë pushimi në liqenin e Komos, në Itali, së bashku me partnerin e saj, artistin Jason Bard Yarmoski.

Të lidhura

None found

Aktorja 47-vjeçare ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga udhëtimi, ku shfaqen peizazhet e liqenit, çaste romantike me partnerin dhe momente të ndryshme në varkë.

Në një fotografi të postuar të dielën, më 6 shtator, Holmes shihet e veshur me një fustan të zi me dekolte të theksuar, ndërsa Yarmoski, 39 vjeç, e mban në krahë. Të dy buzëqeshin teksa shijojnë perëndimin mbi liqen.

Një tjetër imazh e tregon aktoren të shtrirë në varkë, duke marrë rreze dielli me bikini të bardha.

Holmes ka ndarë me ndjekësit edhe një moment ku shfaqet duke kryer akrobaci në varkë, ndërsa pas saj duket perëndimi i diellit.

Në disa fotografi të tjera, çifti pozon pranë njëri-tjetrit dhe fotografojnë reflektimin e tyre në një dritare gjatë lundrimit të qetë në liqen.

Yarmoski shihet duke drejtuar varkën, ndërsa Holmes vështron peizazhet piktoreske. Në një prej pamjeve, aktorja është fotografuar edhe teksa zhytet në ujë.

Lidhjen me artistin 39-vjeçar, Holmes e bëri publike në gusht, kur publikoi në Instagram një fotografi të tij.

“Jeta është mike e artit”, shkroi aktorja në përshkrimin e fotove nga pushimet romantike në Itali.


Shtuar 7.09.2026 10:20

sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjojobetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet