VIDEO/ Burreli-Kastrioti përfundon në kaos: katër të përjashtuar dhe policia në fushë

Sezoni 2026-2027 i Kategorisë së Parë ka nisur nën shenjën e tensionit. Përballja mes Burrelit dhe Kastriotit në stadiumin “Liri Ballabani”, e mbyllur në barazim 2-2, u shoqërua me episode që kapërcyen kufijtë e një ndeshjeje futbolli.

Në minutën e 67-të, loja u ndal pas një situate të rëndë. Fabio Hasa, futbollist i Kastriotit, iu afrua një përplasjeje fizike me një tifoz vendas, ndërsa mes tyre pati kërcënime dhe sharje. Arbitri vendosi ta ndëshkonte lojtarin e ekipit mik me karton të kuq.

Të lidhura

None found

Tensioni nuk u mbyll me kaq. Me karton të kuq u largua edhe trajneri i Kastriotit, Ndreu, i cili ishte tepër i acaruar me vendimet e gjyqtarit Çelaj.

Për të rikthyer qetësinë dhe për të mundësuar vijimin e aktivitetit, i cili qëndroi i ndërprerë për 5 minuta, u desh ndërhyrja e policisë. Në përfundim të sfidës, kartonë të kuq morën gjithashtu Rrapi i Burrelit dhe Vogli i Kastriotit.


Shtuar më 6.09.2026 23:55

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber