Protesta në Divjakë ka hyrë në ditën e saj të 38-të, ndërsa banorët kundërshtojnë reformën administrative-territoriale që parashikon bashkimin e kësaj bashkie me Lushnjën.
Çdo mbrëmje, grupi i qytetarëve që kanë mbetur të angazhuar në protestë mblidhet në shesh, pavarësisht se numri i pjesëmarrësve është i ulët. Ata shprehen kundër humbjes së institucioneve vendore dhe paralajmërojnë se një ndryshim i tillë mund të cenojë identitetin e Divjakës, të konsoliduar gjatë tri dekadave të fundit.
Të lidhura
None found
Protestuesit deklarojnë se nuk janë tërhequr nga ndërhyrjet, presionet apo kërcënimet dhe vazhdojnë të përsërisin kërkesën e tyre: “Divjaka bashki”.
Pas përfundimit të tubimit, ata kanë marshuar nëpër rrugët e qytetit, duke kërkuar ruajtjen e statusit të Divjakës si bashki dhe kundërshtuar përfshirjen e saj në një njësi të përbashkët administrative me Lushnjën.
