Ivan Gvozdenoviç pas humbjes ndaj Dinamos: Nuk e kemi ende grupin, golat i pësuam në mënyrë naive

Elbasani vijon të mbetet me vetëm 2 pikë pas tri javësh në Superiore, ndërsa humbja e sotme përballë Dinamos e ka rënduar edhe më tej nisjen e sezonit. Pas përfundimit të takimit, trajneri Ivan Gvozdenovic analizoi para mediave paraqitjen e skuadrës së tij.

Të lidhura

None found

“Dinamo ishte skuadra më e mirë gjatë gjithë ndeshjes. Ata e kontrolluan takimin që nga minuta e parë deri në fund, duke na kaluar edhe në agresivitet e vrapim. Ne nuk kemi të njëjtin grup si sezonin e kaluar dhe mënyra se si pësuam golat më zhgënjeu shumë.

Dinamo ka lojtarë cilësorë, por golat erdhën edhe si pasojë e gabimeve tona. Në të dyja rastet u treguam shumë të butë. Besoja se mund ta mbanim rezultatin më gjatë, nëse do të luanim me më tepër agresivitet.

Ende nuk kemi krijuar një grup të konsoliduar. Tani na pret ndeshja me Egnatian dhe do të punojmë më shumë me ekipin në aspektin psikologjik. Abazaj ishte në nivel shumë të mirë vitin e kaluar, ndërsa sot nuk ishte në formën e tij më të mirë. Përmes komunikimit të hapur me lojtarët mund të përmirësojmë shumë gjëra.

Filipit i duhen të paktën edhe dy javë, njësoj si Mustës. Përforcimet e reja nuk kanë ende ritmin e duhur dhe u nevojitet kohë. Sot na mungoi ekuilibri. Dinamo ishte më e mirë, megjithatë nuk na krijoi shumë rrezik.

Nuk duhej të pësonim dy gola të tillë, kaq naivë. Se si do të përmirësohemi dhe si do të forcohet mbrojtja, këtë do ta tregojë koha. Ne duhet të vazhdojmë përpara”, deklaroi Gvozdenovic.


sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisSüperbetinMarsbahisonwinanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisbetofficejojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabet