Barcelona përfiton nga humbja e Real Madridit, shkatërron Valencian dhe ngjitet në krye të La Liga-s

Barcelona ka shfrytëzuar hapin e gabuar të Real Madridit gjatë fundjavës, duke marrë tri pikët në transfertën ndaj Valencias.

Të lidhura

None found

Ekipi katalanas zhvilloi një ndeshje dominuese dhe triumfoi me rezultatin e thellë 0-5.

Avantazhi u vendos që në minutën e 6-të, kur Lamine Yamal realizoi pas një serie driblimesh dhe një goditjeje të fuqishme.

Barcelona e dyfishoi epërsinë në minutën e 22-të me Fermin, i cili shënoi pas asistimit të Anthony Gordon.

Raphinha shtoi golin e tretë në minutën e 50-të, pas një kombinimi të bukur me Ferminin.

Në minutën e 79-të, Pedri e çoi rezultatin në 0-4 me një goditje të bukur, duke përfituar nga asistimi i Dani Olmos, i cili sapo ishte inkuadruar.

Goli i pestë erdhi në fund të takimit, kur Yamal realizoi sërish në minutën e 84-t pas një tjetër pasimi vendimtar nga Olmo.

Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në vendin e parë me 12 pikë, ndërsa Valencia mbetet në fund të tabelës pa pikë.


Shtuar më 6.09.2026 18:20

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbetkahraman haber