Theu herësin dhe rrëmbeu mandat në Elbasan, Luçiano Boçi: Rama vodhi zgjedhjet

Luçiano Boçi theu herësin dhe siguroi mandatin e deputetit në këtë qark duke zëvendësuar në listë kandidatin dhe kryetarin e PD Eugen Isaj, i cili është më pak i votuari ndër burrat me 3663 vota.

Në daljen e tij të parë publike pas sigurimit të mandatit Luciano Boci ndonëse e cilësoi vetëm një fitore të tijën personale, për të cilën nuk mund të bërtasë, citoi se beteja për të çrrënjosur të keqen që ka pushtuar vendin do të vijojë.

“Nuk ka fituar Luciano, nuk ka humbur PD, beteja jonë ende vazhdon. Nga beteja zgjedhore kaloi në një betejë ligjore. Ne nuk dorëzohemi përballë regjimit, përballë vjedhjes dhe grabitjes së votës nga Rama drejt qytetarëve dhe ndaj demokracisë. Do vazhdojmë të jemi në fushën e betejës. Problematika ka pasur gjatë gjithë zgjedhjeve, ju i keni transmetuar ato.

Problematikat të mbjelljes së Elbasanit me para, madje blerësit e votave kanë qënë të eskortuar nga policia. Problemet vazhduan edhe ditën e zgjedhjeve me presionin ndaj votuesve, presionin ndaj komisionereve dhe ne vendet e numërimit. Ishte një kompleks problemesh, mashtrimesh , grabitjesh blerjes që konkluduan në një rezultat që nuk reflekton vullnetin e sovranit , por është rezultat i devijuar dhe shtrembëruar. Banda e qeverisë, banda më e madhe. Këtu do të përqëndrohet ligjerimi ynë. Banda ka marrë peng qytetarët, ka marrë peng njerëzit.

Banda qeveritare ndikoi në cdo element të procesit zgjedhor, nisur me patronazhimet, formën e dosjeve të sigurimit të shtetit, mënyra si tryesnoheshin njerëzit për ndihmën ekonomike , por dhe duke ia dyfishuar, nisur me kërcënime për ti hequr nga vendet e punës, apo favore për ti punësuar në mënyrë fiktive etj”.- u shpreh ai.

 

 


Shtuar 29.04.2021 13:23