Këngëtari i famshëm, hitet e të cilit dëgjohen në mbarë botën, Maluma do të vijë për herë të parë në Shqipëri për të mbajtur koncert në Tiranë. Koncerti madhështor do të mbahet në 14 mars në Sheshin Nënë Tereza.
“Anabel.al” raporton se në koncertin e Malumës do të performojë edhe një këngëtare shqiptare. Bëhet fjalë për Kidën e cila do të këndojë para se Maluma të ngjitet në skenë për rreth 20 minuta.
Në ditët në vazhdim pritet të zbulohen edhe këngëtarë të tjerë shqiptarë që do të performojnë në koncert.
“Jam shumë i emocionuar, jeni gati? Europe erdha”, shkruante Maluma pak ditë më parë.