Pyjet me me pisha të fshatit Borizanë në Krujë janë përfshirë nga flakët. Si pasojë e erës, vatra e zjarrit po vjen duke u zgjeruar.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por nëse nuk izolohen vatrat mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme, pasi janë sipërfaqe të tera me fidanë të rinj pishash të mbjelle në kodrat e fshatit Borizanë.
Për shuarjen e flakëve kanë ardhur në ndihmë edhe banorët e fshatit,të cilët po përdorin mjete rrethanore.