Vrau dhe groposi 16-vjeçarin për një orë Rolex dhe një varëse flori, Apeli lë në burg Kristjan Cenajn

Gjykata e Apelit në Kurbin, ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Kristjan Cenajn, i cili vrau Mariglen Gjonajn, 16 vjeç.

Sipas ekspertizës, Cenaj i cili e vrarë 16-vjeçarin për t’i grabitur orën Rolex dhe një varëse. Ai e ka goditur më parë Gjonajn me sende të forta në kokë duke i shkaktuar dëmtime në kafkë.

Të lidhura

None found

Njoftimi i plotë:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit Tiranë informon sa më poshtë:

Mbi bazën e materialeve që ndodhen në dosjen penale, rezulton se me datë 19.05.2015, nga ana e shtetasit F.Gj. është bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Kurbin, për humbjen/largimin e nipit, shtetasit me inciale M.Gj, i cili ishte larguar nga banesa e tij, në fshatin Drojë të Njësisë Administrative Mamurras. Komisariati i Policisë Kurbin ka kërkuar rifillimin e hetimeve të pezulluara , pasi janë gjetur eshtrat e një shtetasi të gjinisë mashkullore, i cili përkon me personin e humbur me iniciale M.Gj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale është personi nën hetim, shtetasi me iniciale K.C.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim me iniciale K.C, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhje me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 141 e 25 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me vendimin Nr. 1082-97, datë 13.10.2022 ka vendosur:

-Pranimin pjesërisht të kërkesës, si të bazuar në ligj dhe prova.

-Mosvlerësimin të ligjshëm të ndalimit për personin nën hetim K.C, kryer nga policia, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhje me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 141 e 25 i K.Penal.

-Caktimin ndaj personit nën hetim K.C të masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 232/dh dhe 238 të K.Pr.Penale. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim K.C, i cili kërkoi:

-Ndryshimin e vendimit të gjykatës. Lënien në fuqi të kërkesës për deklarimin e paligjshëm të ndalimit nga policia. Mos caktimin e asnjë mase sigurimi personal ose caktimin si masë sigurimi sigurimi personal atë të “Ndalimit të daljes për jashtë shteti”, për nevoja të hetimit të mëtejshëm..

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj.Irid

Kacerja, me vendimin nr. 997, datë 15.11.2022 vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 1082-97, datë 13.10.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin./albeu.com


Shtuar më 16.11.2022 16:15

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş