Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, arrestohet një nga autorët

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit në Tiranë.

Bëhet fjalë për shtetasin  Ensi Maze.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:35 në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit Ensi Maze, E. M., 18 vjeç, dhe Axel Hoxhaj, 18 vjeç, kanë goditur me thikë shtetasin Stiven Toshkësi, 20 vjeç.

Ky i fundit si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit tjetër dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 18.04.2023 07:45