Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë për një vajzë, vetëdorëzohet në polici autori

Është vetëdorëzuar në polici 18-vjeçari Axel Hoxhaj, i cili në bashkëpunim me bahskëmoshatarin e tij të arrestuar disa ditë më parë, goditi me thikë për vdekje 20-vjeçarin Stiven Toshkësi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 18.04.2023, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku” .

Dy 18-vjeçarët Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj qëlluan me thikë 20-vjeçarin Stivens Toshkesi. Si pasojë e plagëve i riu humbi jetën rrugës për në spital.

Sherri mes të rinjve ka nisur për një vajzë, pasi dyshohet se një nga autorët i ka ngacmuar të dashurën viktimës.

Pikërisht për këtë kishin bërë sherr edhe disa ditë më parë, ndërsa mbrëmjen e djeshme sherri ka degraduar në përdorimin e thikës.

Por si ndodhi sherri që përfundoi në tragjedi në orët e para të mëngjesit sot?

Viktima sapo kishte lënë punën kur është përballur me dy 18-vjeçarët, të cilët e kishin qëlluar pas shpine, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Po ashtu mësohet se i riu sapo kishte dalë nga puna e tij, kur është sulmuar nga dy adoleshentët, të cilët dyshohet se e kanë planifikuar sulmin.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 18.04.2023, ku humbi jetën shtetasi S. T.

Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, ditën e sotme, në DVP Tiranë, është vetëdorëzuar shtetasi A. H., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, më datë 18.04.2023, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, në bashkëpunim me shtetasin E. M., 18 vjeç, (arrestuar disa orë pas ngjarjes), kanë goditur me mjet prerës shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/