Pak minuta para se të nisë seanca konstituive e Kuvendit, në sallë ka arritur edhe pretendentja për presidente, Vjosa Osmani.
Bashkë me deputetët e grupit të saj, Osmani ka arritur ndaras në Kuvend.
Jeta Statovci, Doarsa Kica-Xhelili, Haxhi Avdyli, Donika Gërvalla, Faton Peci dhe Burim Karameta janë deputetët e Vjosa Osmanit në Parlementin e ri.