Gjatë tubimit të 44-të radhazi para godinës së Kryeministrisë, një prej pjesëmarrësve iu drejtua opinionit publik me një apel të fortë, duke kërkuar që qytetarët të heqin dorë nga planet e pushimeve këtë sezon dhe t’i shtohen valës së protestave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas tij, gjatë 44 ditëve të shprehjes së pakënaqësisë, qytetarët kanë përcjellë qartazi kërkesat për më shumë ndershmëri në qeverisje, vende pune të denja dhe një perspektivë më të qëndrueshme brenda vendit. Ai nënvizoi se objektivi kryesor i kësaj lëvizjeje është të ndërtohen premisa të tilla që shqiptarët të mos e shohin emigrimin si të vetmen rrugë shpëtimi.
Të lidhura
None found
Protestuesi e mbylli fjalën e tij me një nxitje për të sakrifikuar pushimet në emër të angazhimit qytetar. “Për 44 ditë ju i keni thënë kësaj qeverie se nuk doni vjedhje, doni paqe dhe më shumë punë. Mbi të gjitha, ky shesh ka dëshmuar se dëshiron vëllezërit dhe familjarët e vet në Shqipëri. Ne nuk duam të ikim. Duam ta ndërtojmë të ardhmen tonë këtu. Jemi për një Shqipëri të re. Këtë vit, për shqiptarët nuk do të ketë pushime. Pushimet do të kalohen në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Pjesën tjetër të jetës do të pushoni, por këtë vit po ju bëj thirrje: bojkotoni pushimet!”, deklaroi ai.
