Tottenham u eleminua befasisht nga Norwich në fazën e 1/8 të FA Cup.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi baras 1:1, ndërkohë pas goditjes së penalltive triumfoi skuadra e cila renditet e fundit në tabelën e Premierligës, transmeton lajmi.net.
Yjet e Tottenham nuk e ka përjetuar aspak mirë eliminimin – veçanërisht Eric Dier.
Mesfushori anglez pas ndeshjes u përfshi në një incident me tifozët në stadium, ndërsa arsyet nuk dihen ende, por ai u ngjit në pjesën ku ishin të pranishëm tifozët vendas për të sqaruar gjërat.