Terrori në Elbasan, vajza telefonon 71-vjeçarin: Të lutem babi dorëzohu! (VIDEO)

Prej me shumë se 3 orësh një 71-vjeçar është rrethuar nga policia në shtëpinë e tij në lagjen 11 Nëntori, në Elbasan për shkak se ka qëlluar me breshëri automatike, ndaj një patrulle, ku nga të shtënat mbetën të plagosur dy kalimtarë të moshës 21 dhe 22 vjeç.

I moshuari Lefter Zhidru, ka pasur fillimisht një konflikt me bashkëshorten e tij, e cila kishte njoftuar policinë.

Mësohet se prej disa minutash, vajza e tij po komunikon me të atin duke iu lutur të dorëzohet.

Burimet bëjnë me dije se shtetasi Lefter Zhidru, është konfliktuar me gruan e tretë të tij, me të cilën rezulton i divorcuar.

RENEA dhe forcat speciale kanë rrethuar banesën e të moshuarit i cili si duket nuk ka ndërmend të dorëzohet.

Autoritetet policore, kanë 3 skenarë të mundshëm.

“E para është vazhdimi i negociatave deri në dorëzimin e 71-vjeçarit. Nuk përjashtohet edhe një ndërhyrje e forcave RENEA, duke përdorur gazin lotsjellës dhe neutralizimin e Lefter Zhidrut.

Por nëse do të ketë kundërshtim nga ana e 71-vjeçarit, atëherë snajperët që janë vendosur në pallatet përballë, do të veprojë sipas policisë, duke mos saktësuar nëse do të merret një veprim duke tentuar edhe plagosjen e tij në mënyrë që të dorëzohet.

Por deri më tani duket se negociatat nuk kanë shkuar aq mirë, pasi 71-vjeçari është dëgjuar të bërtasë shpesh nëpër banesë. Nuk del më ballkon siç dilte në momentet e para dhe nuk ka pamje vizuale ende për policinë.

Familjarë dhe oficerë të policisë po negociojnë për dorëzimin e tij, por siç duket ai vazhdon t’i kërcënoj se do t’i qëllojë, pasi siç thashë, ka në dorë një pistoletë dhe një kallashnikov dhe siç duket në momente të caktuara ai qëllon ku ndjen praninë e policisë pranë banesës së tij”. /albeu.com/


Shtuar 24.09.2020 14:48