Si në filma, shihni si kanë përfunduar dy makina në arë pas përplasjes me një “Touareg” (VIDEO)

Tre makina janë aksidentuar në Lushnje ku dy prej tyre kanë përfunduar në arë.

Një mjet tip Touareg ka përplasur dy mjete duke i nxjerrë ato nga rruga më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Mënyra se si ka ndodhur ngjan në një skenar filmi dhe siç mund ta shikoni nga pamjet e publikuara nga Harta Digjitale e Aksidenteve, dy makinat kanë përfunduar në arë.

Paraprakisht mësohet se fatmirësisht nuk ka pasur pasoja të rënda në njerëz ndërsa janë plagosur lehtë dy drejtuesit e mjeteve.


Shtuar 7.01.2020 16:04