Shtatzënë për herë të dytë, Chiara Ferragni zbulon momentin e parë kur mori lajmin (VIDEO)

Vetëm pak ditë më parë, blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni dha lajmin se ishte në pritje të ëmbël me fëmijën e saj të dytë. Fill pas këtij momenti në llogarinë e saj mbërritën një sërë urimesh nga ndjekës nga e gjithë bota. Së fundmi Ferragni ka zgjedhur të ndajë me ta momentin e parë kur mori vesh se ishte shtatzënë në 23 korrik të verës që lamë pas.

Në video Chiara shfaqet fillimisht e habitur, por më pas nisë të qajë nga emocionet, pasi lajmin ia ka pohuar partneri i saj, Fedez.

Kujtojmë se Chiara dhe Fedez kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në shtator të vitit 2018 në një dasmë madhështore, e cila morri vëmendjen maksimale të të gjithë fansave të dyshes.


Shtuar 3.10.2020 13:16