“Sherr me Ramën në Parlament”, Etilda Gjonaj shpjegon çfarë ndodhi në seancën e fundit (VIDEO)

Gjatw seancws sw fundit plenare, u duk sikur po zhvillohej njw bisedw e tensionuar mes kryeminsitrit Rama, ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe më pas me atë të Kulturës Elva Margariti.

Madje, duke parë edhe mimikën e Ramës dhe qendrimin e Gjonajt dukej se Rama po i kërkonte llogari vartëseve të tij për një tematikë që ende nuk dihet.

Ministrja Gjonaj ishte e ftuar në studion e Abc News mbrëmë dhe gazetarja Mirela Milori e pyeti pikërisht mbi faktin se për çfarë po u kërkonte llogari Rama të enjten e shkuar.

“Nuk kishte ndonjë bisedë të një karakteri të tillë biseda mes nesh. Ndonjëherë ne harrojmë që jemi përballë kamerave. Ishtë një bisedë normale dhe veprojmë në këtë mënyrë jo vetëm me kryeministrin Rama por edhe anëtarë të kabinetit qeveritar”, u përgjigj Gjonaj, shkruan abc news.

Pjesë nga biseda:

Mirela Milori: Ditën e hënë pati një moment, në Parlament ku gazetarët raportuans e z.Rama ngriti zërin me ju dhe ministren Margariti. Ccfarë ndodhi në atë moment?

Etilda Gjonaj: Nuk kishte ndonjë bisedë të një karakteri të tillë bniseda mes nesh. Ndonjëherë ne harrojmë që jemi përballë kamerave. Ishtë një bisedë normale dhe veprojmë në këtë mënyrë jo vetëm me kryeministrin Rama por edhe anëtarë të kabinetit qeveritar

Mirela Milori: A është autoritar Rama, se kur flet me Rudina Hajdarin duket sikur është i tillë, si është në mbledhje me dyer të mbyllura?

Etilda Gjonaj: Është një kryeministër që kërkon dhe ka pritshmëri të larta nga anëtarët e kabinetit qeveritar. Nga ana tjetër është një njeri që j vetëm të dëgjon, por edhe të respekton për mendimin që ke. Kjoë shtë eksperienca që kam patur unë gjatë dy viteve e gjysmë në kabinet.


Shtuar 4.02.2020 13:22