Shaka e hidhur para sallës, si reagoi DiCaprio kur i përmendin fiksimin për vajzat e reja (VIDEO)

Aktori i njohur britanik i humorit, Ricky Gervais do të mbahet mend për thënien e disa batutave mjaft të forta, pasi prezantoi ceremoninë e Golden Globes 2020 që u mbajt dje mbrëma në Los Angeles.

Ai përmendi shkarazi skandalin e Princit Andreë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globe, duke përdorur marrëdhënien e diskutueshme të tij me pedofilin Jeffrey Epstein.

Por gjatë rrugës, Ricky nuk mund të mos bënte një shaka të hidhur në lidhje me vajzat e reja me të cilat ka qenë i lidhur Leonardo di Caprio.

Duke diskutuar filmin e fundit të aktorit “Once Upon A Time In Hollyëood”, Gervais, 58 vjeç, u ankua se ishte shumë e gjatë.

“Leonardo DiCaprio mori pjesë në premierë dhe deri në fund, e dashura e tij ishte shumë e vjetër për të”, u shpreh ai.

Mes të qeshurve nga audienca, Gervais shtoi: “Edhe Princi Andreë thotë ‘hajde shoku Leo, ti je gati 50 vjeç, bir’”.

Aktori Leonardo DiCaprio ishte i pranishëm në sallë kur iu bë kjo shkaka e hidhur, sigurisht pa të dashurën e tij modele, Camila Morrone, 22 vjeçe.

I skuqur në fytyrë, ai qeshi bashkë me sallën, edhe pse nuk e dimë nëse ishte thjesht një qeshje sa për sy e faqe!


Shtuar 6.01.2020 11:25