Ronaldo ka një stimul më tepër për të shënuar ndaj Cagliarit

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka një motiv shtesë për të shënuar gol në duelin e sotëm ndaj Cagliarit në Serie A.

Cagliari është skuadra e vetme nga Serie A, në mesin e atyre me të cilat është takuar së paku një herë e që nuk u ka shënuar ende gol, raportojnë mediat italiane.

Andaj, reprezentuesi portugez dëshiron ta sfidojë tabunë e radhës nga elita e futbollit italian.

Nëse ia del të realizojë sot ndaj Cagliarit, CR7 po ashtu do ta shënojë ndeshjen e pestë me radhë me gol në Serie A.


Shtuar 6.01.2020 11:13