Real Madrid triumfon bindshëm ndaj Valencias dhe siguron finalen e Superkupës (VIDEO)

Reali i Mdridit nuk e ka diskutuar në asnjë çast sfidën kundër Valencias duke fituar me rezultatin 1-3.

Madrilenët bëhen finalistë e parë të Superkupës së Spanjës, që këtë vit për herë të parë në histori po diskutohet nga 4 skuadra. Përveç madrilenëve marrin pjesë edhe Barcelona, Valencia e Atletico Madrid, ndërsa po organizohet në Arabinë Saudite.

Në stadiumin “Mbreti Abdullah” në Jeddah, ekipi i Zinedine Zidane shënoi 3 gola me autorë Modric, Isco në pjesën e parë dhe Luka Modric në të dytën. Dani Parejo ngushtoi shifrat falë një penalltie me ndihmën e stemit VAR, por vetëm kaq.

Nesër në mbrëmje do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja e dytë mes Barcelonës dhe Atleticos së Madridit, me fituesen që do të diskutojë trofeun në fundjavë përballë Realit të Madridit.


Shtuar 8.01.2020 21:15