Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga dita e sotme, dita e e dytë të hyrjes në fuqi të orarit të lëvizjes për qytetarët 05.00 me 13.00.
Sipas Ramës sot është shumë më mirë se javën e shkuar në respektimin e rregullave në bërje pazari dhe në lëvizjen në rrugë.
“Policia e Shtetit ka kryer një sërë arrestimesh të të pabindurve dhe bashkëpunimi polici-ushtri në kontrollin e rrugëve ka qenë pozitiv. Nesër më mirë akoma, padiskutim!”, -shkruan kreu i qeverisë.
Deri më tani ka shkuar në 104 numri i të prekurve me koronavirus dhe në 4 ai i viktimave.