“Pse divorcoheni ju artistët”, Eneda Tarifa vihet në siklet në emision (VIDEO)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Eneda Tarifa ishte e ftuar në “Piter Pan”, ku gjatë intervistës me vogëlushët, foli edhe për jetën e saj private.

Kur u pyet nga fëmijët se si ka mundësi që ka kaq shumë divorce në mesin e personazheve të famshme, Eneda u përgjigj se ashtu duket.

“Mendoj që jo se ne divorcohemi më shumë por ne na duket më shumë se jemi më të dukshëm për njerëzit e tjerë, jemi më të pranishëm në ekran”, u shpreh Eneida.

Këngëtarja la të kuptohet se divorci i saj nga bashkëshorti, Erjon Zaloshnja ka kaluar pa drama.

“Divorci është një proces që duhet trajtuar sa më normalisht po u trajtua normalisht dhe pa drama, nuk do të ketë drama”, tha Eneda.


Shtuar 9.06.2020 09:05