Shkrumbohet qëllimisht makina në Vlorë

Përfshihet nga flakët një automjet pranë ish-shkollës së aviacionit në Vlorë.

Automjeti tip benz ishte i parkuar pranë një pallati në zonë.

Dyshohet që ngjarja të jetë e qëllimshme. Në zonë përreth automjetit janë gjendur edhe disa bidona.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia.

Automjeti ishte parkuar ndërsa nuk levizte prej gati tri – katër javësh.


Shtuar 18.03.2020 20:05