“Plas” sherri live mes Ramës dhe Vasilit, kryeministri: Pusho, mos bëj zhurmë! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme ka zhvilluar një debat me gazetaren Eni Vasili që drejton emisionin Open në TCH, teksa po zhvillonin një lidhje të drejtpërdrejtë lidhur me situatën pandeminë që ka pushtuar edhe Shqipërinë.

Teksa Vasili e pyeti se si do të procedohet për pagat e punonjësve, ku gjithashtu shtoi se janë me mijëra ata të cilët kanë mbetur të papunë, kryeministri është shprehur se kjo ishte një pyetje e ripërsëritur nga fillimi i emisionit.

Vasili tha se ndihej e fyer dhe e kërcënuar me fjalët e kryeministrit që i thoshte “Pusho” dhe Mos mëj zhurmë.

Teksa flitej për koncesionet, Ramës nuk i pëlqeu ndërprerja që i bënë dhe tha se nuk do vinte më në këtë emision nëse nuk e linin të fliste.


Shtuar 19.03.2020 13:17