Një video e një çifti që pretendohet se është reperja e njohur Loredana dhe reperi gjerman Zuna po qarkullon online!
Videoja e publikuar nga një faqe në Instagram që mban emrin Infoëorld, shfaq reperin Zuna i cili i masazhon qafën një femre bjonde të përkulur në prehrin e tij.
Të lidhura
None found
Faqja pretendon se në video është Loredana me reperin, dhe të themi të drejtën bëhet fjalë për një moment intim që vetëm një çift do të ndante me njëri-tjetrin.
Pak kohë më parë Loredana u përfol për një lidhje me Macloud, i cili është dhe producenti i këngës së saj më të fundit!
Dyshja u shfaqën në Francë bashkë dhe të gjithë nisën të aludonin për romancën e tyre.
Kjo video e re me Zunën, na bën të lindin dyshime të reja tashmë!
Zuna është një reperi i njohur i cili ka lindur në Baalbek, Lebanon dhe ka jetuar aty deri në moshën 15-vjeçare dhe më pas është zhvendosur në Gjermani së bashku me prindërit e tij.
Zuna është bërë pjesë e grupit KMN Gang në vitin 2010. Zuna ka dhe një bashkëpunim me reperin shqiptar Azet.
Sa i përket Loredanës, ai ka qenë gjithnjë mbështetës i projekteve të saj, të cilat i ka publikuar në Instagram.
