Një godinë e vjetër që shërbente si pikë shitje për bombula gazi u përfshi nga flakët.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme pranë rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë ku fatmirësisht nuk kishte dëme në njerëz.
Thuhet se shpërthimi i bombulës u shkaktua nga një shkëndijë elektrike, e cila përhapi panik tek banorët.
Mbërritja e forcave zjarrfikëse në kohën e duhur arriti të pengojë përhapjen e flakëve.
Sic raporton “Shqiptarja”, pika e shitjes së bombolave të gazit ishte hapur prej dy vitesh dhe vendosja e saj në mes të pallateve ishte denoncuar edhe më herët nga banorët e zonës, por nuk ka pasur reagime për zhvendosjen e sa