COVID-19/ 223 të prekur e 11 viktima, Pipero: Kjo javë është vendimtare për Shqipërinë

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka komentuar situatën e krijuar nga koronavirusi në vend, teksa theksoi se kjo javë pritet të jetë vendimtare.

Sipas Piperos pikërisht kjo javë do të tregojë gjithçka për situatën e virusit në Shqipëri.

Mjeku pohoi se nëse gjatë kësaj jave do të ketë ulje të numrit të personave me Covid-19, beson se situata do të përmirësohet në ditët në vijim.

Sipas tij, gjithçka varet nga kjo javë.

“Më duket situatë e qëndrueshme. Situata e pacientëve është e ndryshme. Numrat e personave që shërohen janë në shtim dita-ditës, kemi persona në gjendje të rëndë apo relativisht të rëndë, kemi 5-6 pacientë të inturbuar, kemi nga ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, që jemi të rezervuar të japim informacione.

Edhe ne nuk bëjmë përjashtim nga bota, edhe tek ne një 80-vjeçare është shëruar. Shumica e kalojnë në forma të lehta, duhet bashkëpunim me mjekun, kurajo. Nuk besoj se e kemi arritur pikun, kjo javë do të na tregojë, jam i bindur se kjo javë do të tregojë shumë.

Ata që janë pozitiv dhe qëndrojnë në shtëpi, nuk duhet të përdorin asnjë medikament pa konsultën e mjekut. Në dijeninë time rastet që qëndrojnë në shtëpi nuk janë të sëmurë, por të infektuar. Në asnjë mënyrë pa këshillën e mjekut medikamente, shkruan Fax neës.

Është e vështirë të jap një mendim të saktë për atë që vjen.

Mendoj se pas kësaj jave ose do mbeten në këto shifra ose do vijojnë të bien.

Do na tregojë shumë nëse kjo javë do vijë duke u ulur, do tregojë se masat kanë dhënë efekt, dhe nëse do të vijojnë shtimin, do të tregojë se nuk janë ndjekur rregullat dhe udhëzimet”, u shpreh Pipero.


Shtuar 30.03.2020 14:17