Paderboni pa Gjasulën shpërfytyrohet para Dortmundit (VIDEO)

Borussia e Dortmundit kthehet te fitorja (1-6) në Bundesligë vetëm pak ditë pas disfatës me Bayernin, që i largoi edhe më shumë verdhezijtë nga objektivi titull.

Në sfidën me vendin e fundit në klasifikim, Paderbornin, verdhezinjtë shënuan plot gjashtë herë në portën kundërshtare dhe pësuan vetëm një gol, rezultat që e çon sërish në -7 pikë diferencën me bavarezët. Në radhët e Paderbornit nuk ishte i pranishëm as në stol mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Klaus Gjasula, për arsye kartonësh.

Interesant fakti që në gjashtë golat e sfidës u shënuan në pjesën e dytë, me Paderbornin që u shpërfytyrua sapo pësoi golin e parë.

E çeli serinë e golave Torgen Hazard, për t’ia lënë stafetën Sanchos, që realizoi dy herë radhazi si dhe në kohën shtesë, duke sigluar tregolësh.

Shënuan emrin në listën e golashënuesve për Dortmundin edhe Hakimi dhe Schmelzer, ndërsa për vendasit goli i nderit i realizua nga Hunemeier me 11-metërsh, për rezultatin e përkohshëm 1-2.


Shtuar 31.05.2020 18:20