Objektivi ishte Besmir Haxhia, si u zbulua grupi i vrasësve (VIDEO)

Policia ka finalizuar superoperacionin ku morën pjesë RENEA dhe FNSH për arrestimin e autorëve të dyshuar për vrasjen e katër personave në Durrës.

Policia ka arrestuar Altin Ndocit 33 vjeçar nga Tirana si edhe të një 22 vjeçari me banim në Durrës.

Krahas vëllezërve Haxhia, ata dyshohet se ekzekutuan në dy mars edhe Dorjan Shkozën me Anxhelo Avdian në zonën e njohur si “Nishtulla” në Durrës.

RENEA dhe FNSH kanë sekuestruar edhe tre automatikë që dyshohet se u përdorën për ekzekutimin e dy vëllezërve.

Në ekzekutimin e vëllezërve Haxhia, kanë qenë katër persona që morën pjesë, dy prej tyre janë arrestuar dhe dy të tjerë janë identifikuar dhe shpallur në kërkim, raporton abc neës.

Tre prej pjesëmarrësve kanë qëlluar me kallashnikov ndaj vëllezërve Haxhia, ku objektivi i tyre ishte Besimiri.

Policia dyshon se shkak për vrasjen është prishja e pazareve në trafiqë.

Të arrestuarit janë mbajtur nën vëzhgim nga policia që në vrasjen e marsit në Durrës, ndërsa janë zbuluar sëfundmi nga gjurmët e gishtave dhe të dhënat e ADN-së të gjetura tek makina e braktisur prej tyre.


Shtuar 1.05.2020 10:11