Migjen Basha shënon në Australi (VIDEO)

Ish mesfushori i kombëtares shqiptare, Migjen Basha i ka bërë një nisje spektakolare në kampionatin australian të futbollit.

33-vjeçari shënoi golin e dytë në fitoren 4-0 që Melbourne Victory mori në shtëpi përballë Newcastle Jets.

Basha nuhati bukur një goditje nga distanca, dhe i vetëm përballë portierit mik goditi saktë dhe me ndihmën e shtyllës tundi rrjetën.

Melbourne regjistroi fitoren e dytë radhazi, duke u ngjitur në vendin e 7-të me 15 pikë, i distancuar me 16 pikë nga kreu që mbahet nga Sydney FC.


Shtuar 5.01.2020 18:33