Me dhuratën më speciale, bashkëshortja surprizon Mc Kreshën për ditëlindje (VIDEO)

Bashkëshortja e ka befasuar reperin Mc Kresha me një dhuratë shumë të veçantë.

Momente të bukura janë kapur në një video në familjen e Kreshës dhe Erzinës, kur ajo e zbuloi dhuratën që ia ka blerë bashkëshortit.

Të lidhura

None found

Erzina ka zgjedhur që t’i dhurojë artistit një gramofon dhe një pllakë gramofoni të përgatitur enkas për të.

Kresha në video shihet shumë i lumtur dhe i befasuar me dhuratën, duke filluar menjëherë ta ‘studiojë’ dhe të vë në përdorim, ndërkohë që e falënderonte bashkëshorten me puthje e përqafime, duke mos e fshehur aspak lumturinë.

Mc Kresha dhe Erzina janë martuar gjatë vitit të kaluar, në një ceremoni private mes familjes dhe miqve të ngushtë, megjithëse është bërë dasma më e diskutuar e vitit.

Ata tash janë edhe prindër të një vajze, Izën.


Shtuar 7.09.2020 08:54