Me bikini mes parave, Morena bë kurioz ndjekësit për videoklipin me Stresin (VIDEO)

Pak javë më parë, Morena Taraku dhe Stresi lajmëruan projektin më të fundit muzikor të titulluar ‘Bad Girl’. Pas disa problemeve teknike, këngëtarja ka sqaruar në postimin e fundit se kënga do të publikohet në datë 24 shtator.

Ajo ka zbuluar njëherazi disa nga skenat e klipit ku shfaqet mjaft tërheqëse, me bikini dhe mes parave.

Ajo ka kërkuar që fansat të bëjnë durim, teksa ka shtuar se ky projekt do të jetë mënyra më e mirë për ta mbyllur verën.

Kujtojmë se edhe Morena dhe Stresi kanë bashkëpunuar 5 vite më parë me projektin ‘Ki me bo’ dhe duket se këtë vit zgjodhën të sjellin një tjetër këngë bashkë e cila do të jetë e suksesshme po aq sa e para.


Shtuar 10.09.2020 18:56