Djali “Spiderman” që po bën xhiron e rrjetit, mahnit me aftësitë e tij (VIDEO)

Një 7-vjeçar është quajtur Spiderman i jetës reale pasi është filmuar duke imituar superheroin e tij të preferuar.

Në pamjet e filmuara në Kanpur të Indisë ai është kapur duke ngjitur një mur 10 metra të lartë me këmbë e duar.

Siç shihet në video nuk i nevojitet asgjë për t’u ngjitur ndërkohë që nxënësi i fillores zgjat pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve si të ishin magnet me murin.

“Një herë pashë Spiderman dhe doja shumë ta imitoja dhe kështu fillova të praktikohem pak nga pak,” tha ai.


Shtuar 10.09.2020 18:47